AKTUALITET, 18 Qershor 2020, 10:35

"Autokrat i babëzitur", Tabaku poston videon: Ja si gënjeu Rama për taksat

"Autokrat i babëzitur", Tabaku poston videon: Ja si gënjeu


Jorida Tabaku, ish-deputetja e PD, ka nxjerrë në dritë një mashtrim që vazhdon prej 7 vjetësh për qytetarët nga kryeministri Edi Rama, por po ashtu dhe një premtim të shpejtë që e mbajti, por jo ndaj tyre: ndaj oligarkëve, klientë të tij.

"I premtoi shqiptarëve heqjen e taksës 20% për ushqimet bazë - thekson Tabaku në Facebook, - dhe për 7 vite me radhë për çdo vit vetëm rriti taksa, tarifa dhe çmimet e produkteve të shportës.

Në fund, - nënvizon ish-deputetja, - si çdo autokrat i babëzitur për pushtetin që i japin oligarkët, hoqi TVSH-në 20% për importin e jahteve.

Gënjeshtari kronik ka vetëm një synim: t'u marrë shqiptarëve paratë dhe t'ua japë ato oligarkëve.

Kryeministri i oligarkëve nuk mund të jetë kryeministri i shqiptarëve."