AKTUALITET, 18 Qershor 2020, 11:27

“Qeveria vazhdon me gjoba”, Basha takim me sipërmarrësit në Sauk: Asnjë ābuzim nuk do të falet

“Qeveria vazhdon me gjoba”, Basha takim me sipërmarrësit


Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takim me sipërmarrësit në Sauk. Basha prej ditësh vijon me takimet duke u njohur më problematikat e qytetarëve, fermerëve, sipërmarrësve në vend.

Një prej sipërmarrësve theksoi se problem janë çmimet e ulëta të cilat janë krijuar për shkak të situatës së pandemisë. Ndërkohë Basha u shpreh se Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike.

“Shqipëria është në krizë të thellë ekonomike. Qeveria vazhdon me gjoba, për të mbushur xhepat dhe për t’i shërbyer bosëve të korruptuar. Këta janë turrur sikur nuk do të ketë të nesërme.

I bëj një paralajmërim çdo punonjësi që ābuzon me detyrën se asgjë nuk do të harrohet dhe nuk do të falet”, tha Basha.