AKTUALITET, 18 Qershor 2020, 11:04

Koronavirusi, 55 pacientë të shtruar, dy prej tyre në gjendje kritike

Koronavirusi, 55 pacientë të shtruar, dy prej tyre në gjendje


Në ditën e sotme u raportuan 66 raste të reja dhe një vīktimë si pasojë e Covid-19.

Një 67-vjeçar nga Shkodra raportohet të ketë humbur jetën ndërsa shtohet se vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërsa, sa i përket personave të tjerë të shtruar në spital, aktualisht tek Infektivi po marrin kujdes shëndetësor 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.

Në vendin mbeten aktualisht 663 persona aktivë me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 326

Durrës 132

Shkodër 111

Vlorë 42

Fier 24

Elbasan 9

Korçë 7

Lezhë 5

Kukës 5

Gjirokastër 1

Berat 1.