TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit dha detaje zyrtare për arrestimin e bashkëpunëtorit në ēkzekutimin e Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur pak netë më parë në Tiranë.
Mësohet se ai është shtetasi për të cilin policia jep inicalet S. M., 22 vjeç, banues në Tiranë. Ai është nipi i vīktimës që u vrā nga Hekuran Billa në Angli disa vite më parë.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrāsjen me ārmë zjarri të shtetasit H. B.
Shtetasi S. M. është nipi i shtetasit P. M., i cili është vrārë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B", tha Policia.
NJOFTIMI I PLOTË
Vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrārë me ārmë zjarri shtetasi H. B.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët në vrāsjen e shtetasit H. B.
Më parë është shpallur në kërkim dhe një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Nga Sektori i Krīmeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit S. M., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrāsjen me ārmë zjarri të shtetasit H. B.
Shtetasi S. M. është nipi i shtetasit P. M., i cili është vrārë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.
Menjëherë, pasi ndodhi kjo ngjarje është bërë edhe shpallja në kërkim e shtetasit V. M., si një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.
Ndërkohë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet për ndalimin e shtetasit S. M. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrāsja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe ”Armëmbājtja pa leje”.