AKTUALITET, 18 Qershor 2020, 09:12

Frikë nga koronavirusi në Gjermani, mijëra persona futen në karantinë

Frikë nga koronavirusi në Gjermani, mijëra persona futen në


Mijëra qytetarëve në Gjermani u është kërkuar që të futen në karantinë pas një shpërthimi të koronavirusit në një thertore.

Më shumë se 650 njerëz kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit në fabrikën e përpunimit të mishit në Gütersloh, në veri-perëndim të vendit.

Aktivitetet në këtë vend janë pezulluar që nga e mërkura pasdite.

Mbi 1.000 punëtorë janë testuar deri më tani, me mijëra të tjerë ende në pritje të testimit.