AKTUALITET, 20 Prill 2020, 13:52

Tre persona humbin jetën brenda 24 orëve, shkon në 54 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Tre persona humbin jetën brenda 24 orëve, shkon në 54 numri i


Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe tre viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në 54 numrin total të vdekjeve.

Ndërkohë, nga 263 teste të bëra brenda 24 orëve të fundit, 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Numri më i madh është shënuar në Kumanovë (9), Shkup, Tetovë dhe Shtip nga dy raste ndërsa Veles dhe Gostivar nga një rast. Rasti i parë është evidentuar edhe në Pehçevë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 1,225.

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 21 pacientë të shëruar, 16 nga Shkupi, 3 nga Kumanova dhe 2 nga Shtipi.

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut 200 pacientë janë shëruar nga Covid-19. Sipas statistikave nga institucionet në vend janë kryer gjithsej 12,133 teste të Covid-19.