AKTUALITET, 20 Prill 2020, 13:43

Gjashtë mjekë humbin jetën nga koronavirusi në Itali, bilanci shkon 137

Gjashtë mjekë humbin jetën nga koronavirusi në Itali,


Gjashtë mjekë të tjerë kanë humbur jetën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lajmin e bën me dije federata kombëtare e urdhrit të mjekut italian, që përditëson në mënyrë të vazhdueshme numrin e viktimave, përfshirë mjekët në aktivitet, në pension, të cilët janë thirrur për të shërbyer në vijën e parë të luftës kundër Covid-19.

Numri i përgjithshëm në total ka shkuar në 137 mjekë që kanë humbur jetën nga koronavirusi.