TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eugena Tomini, doktoreshë dhe përfaqësuese e Institutit të Shëndetit Publik foli edhe për shkallën e Infektueshmërisë me COVID 19 në vendin tonë.
Në komunikimin e përditshëm pyetje-përgjigje virtuale, Tomini tha se kjo shkallë e njohur në mjekësi si “RO”, është më pak se një, që përkthehet se një person i infektuar e kalon virusin në jo më shumë se një person.
“Aktualisht në situatën epidemiologjike, që nga fillimi i epidemisë, deri tani që flasim, është përllogaritur që “R0” të jetë më e vogël se një,” shpjegoi Tomini.
Ky indeks në vende të tjera është afërsisht 0.8. Tomini foli edhe për të fëmijët me COVID-19 dhe që nga nisja numri i të prekur ka shkuar në 21.
“Që nga fillimi i epidemisë, ne kemi 21 pacientë të vegjël dhe asnjë prej tyre nuk është i hospitalizuar,” tha ajo.
Ajo sqaroi se Shqipëria hyn tek ato vende ku epidemia ka qenë e “butë”.
Sakaq, numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 584 dhe 327 të shëruar. 26 është numri i viktimave, ndërsa harta është zgjeruar sot në Kurbin, Tiranë, Krujë e Shkodër.
Pandemia është shfaqur më pak agresive në vendin tonë, kjo për shkak të izolimit total të qytetarëve dhe mbylljes së bizneseve.
Nga sot nisi edhe hapja graduale e tyre, nën një protokoll të rreptë masash për mbrojtjen e punonjësve.