TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dymbëdhjetë shqiptarë kanë kaluar ilegalisht kufirin, duke u futur kështu në tokën shqiptare nga pika doganore e Qafë Botës.
Por, dymbëdhjetë emigrantët janë kapur nga Policia Kufitare dhe po gjykohen në gjendje të lirë, për kalim të kufirit në mënyrë të jashtëligjshme.
Ndërkohë, ata janë karantinuar në konviktin e shkollës së Mesme “Antonio Athanas” në këtë qytet.
Emigrantët do të qëndrojnë aty për 14 ditë, masë kjo e marrë nga qeveria pas përhapjes së COVID-19. Mësohet se me ushqime do i ndihmojë bashkia Sarandë.
Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur procesi i riatdhesimit të shqiptarëve që kanë ngelur jashtë vendit, pas mbylljes së kufijve.
Rama u shpreh se emigrantët pasi të futen në tokën shqiptare do të qëndrojnë dy javë në hotele, në karantinë. Ai sqaroi se shteti do ju paguajë qytetarëve fjetjen në hotele, por jo ushqimin.