TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Brunilda Isufi, bashkë me burrin e saj janë riatdhesuar pasi kishin ngelur të izoluar në qytetin e Modenas në Itali, pas përhapjes së COVID-19.
Ajo bashkë me burrin e saj po qëndrojnë në karantinë, në një hotel në Durrës dhe tregon se e kanë shumë të vështirë që të qëndrojnë të izoluar.
Gruaja shprehet për Fax News se është e pakuptimtë që të qëndrojë në një dhomë, sa kohë që ka një shtëpi dykatëshe, që është totalisht bosh në Elbasan.
“Kemi ardhur me avionin Romë-Rinas ditën e shtunë. Unë dhe bashkëshorti im kemi dy banime në qytetin e Modenës dhe në Elbasan.
Ne mbetëm në Modena, pasi kisha shkuar për arsye pune, dhe bashkëshorti im është italian, kërkesa jonë ishte që të karantinoheshim në shtëpinë tonë në qytetin e Elbasanit, dhe jo të rrimë këtu, sa kohë që kam një shtëpi dykatëshe bosh.
Të gjithë personat që janë këtu janë me probleme, ka nëna me fëmijë të vegjël.
Ka pleq që janë më probleme shumë të rënda me shëndetin, të na bëhet tamponi dhe ne të shkojmë në banesat tona.
Kushtet janë shumë të mira, nuk e kemi problemin me to, por ne jemi familjarë, dhe atje kemi qëndruar në karantinë të plotë, jemi njerëz të përgjegjshëm, thjesht kërkojmë që të kthehemi më banesat tona”, shprehet Isufi.
Më tej gruaja tregon se gjatë transportit me avion nuk janë respektuar distancat, ndërsa shton se as kontrolle mjekësore nuk u janë bërë.
“Ne erdhëm me dëshirën tonë, kur ne kemi mbërritur në Durrës kemi qëndruar jashtë deri në 11 të natës, askush nuk na ka vizituar dhe nuk na ka bërë asnjë kontroll.
Dje më ka marrë një mjeke epidemiologe, dhe se më pyeti sesi ndihem, pra me celular, ne nuk kemi të drejtë që të nxjerrim as këmbën jashtë dhomës së hotelit”, ka treguar ajo.