AKTUALITET, 20 Prill 2020, 13:35

Nga taksitë tek dyqanet e rrobave e këpucëve, Rama njofton listën e bizneseve që do të hapen javën e ardhshme

Nga taksitë tek dyqanet e rrobave e këpucëve, Rama njofton


Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot se javën e ardhshme do të fillojë hapja edhe për disa biznese të tjera, pas një numri prej tyre që rifilluan aktivitetin sot.

Me një komunikim live në facebook, Rama tha se lista e aktiviteteve do të jetë në portalin e-albania maksimumi ditën e nesërme dhe secili prej bizneseve pjesë e listët duhet të njihet edhe me protokollin që duhet të zbatojë.

“Hapja është me Risk dhe ne kemi në dispozicion mjete penalizuese përfshirë dhe masat e reja në Kodin Penal, por kjo nuk është çështje penalitetesh, por ndërgjegjësimi. Vetëm duke mbrojtur njëri-tjetrin mund të marrim risqe të mëdha pa u kthyer në të nesërmen në pozicion fillestar.

Hapja në të gjithë botën është një proces gradual. kemi afishuar në faqen e-albania bllokun e bizneseve të lejuara dhe të gjitha bizneset e lejuara duhet të marrin autorizimin përkatës që duhet të jetë i disponueshëm në ambientin e aktivitetit të tyre.

Hapja shoqërohet me protokolle dhe ne do të kemi një specifik në dispozicion për të gjithë dhe secili biznes ka edhe protokollin përkatës që duhet ta zbatojë pikë për pikë. Do të publikon në e-albania sot besoj, maksimumi deri nesër, aktivitet që do të hapen prej datës 27 prill.

Do të publikohen sot sepse ata që do të hapin aktivitetin të njihen me protokollin dhe të marrin masa që të jenë në rregull me këto kushte. Çdo aktivitet ka edhe kodin e vet përkatës.

Me hapjen e re i japim mundësi 27589 punonjësve të regjistruar të rikthehen në punë. Do të hapen:

Shitje me pakicë në dyqane jo të specializuar. Shitje me pakicë e mallrave të reja në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e këpucëve në dyqane t ë specializuar, pajisje ndriçimi, tregtia me pakicë e luleve, tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuve, tregtia me pakicë e lojërave në dyqanet e specializuar, tregtia me pakicë e pajisjeve sportive, shitja me pakicë e pajisjeve të telekomunikacionit.

Do të hapet edhe protokolli i shërbimit taksi që ka një tërësi kërkesash specifike dhe shërbimi taksi është pjesë e listës për javën e ardhshme, sigurisht me vetëm një person brenda", tha Rama.