AKTUALITET, 11 Shkurt 2018, 12:47

Tre këngëtarë shqiptarë në Eurovizion

Në festivalin evropian të këngës Eurovizion 2018, që këtë vit mbahet në Portugali, do të marrin pjesë 3 këngëtarë shqiptarë.

Eugent Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë, Eleni Foureira këngëtarja me origjinë nga Fieri do të përfaqësojë Qipron, ndërsa Ermal Meta në duet me Fabrizio Moro pasi fituan një natë me parë Sanremo, kanë te drejtë të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion.

Kjo është hera e parë që në Eurovizion ka kaq shume këngëtarë shqiptarë.

Këtë vit Eurovizion mbahet në kryeqytetin portugez Lisbonë, me datat 8,10 dhe 12 maj.