AKTUALITET, 11 Shkurt 2018, 09:03

Vështirësi në qarkullim në Rrugën e Kombit, policia apel për përdorimin e zinxhirëve

Autoritetet bëjnë apel për kujdes. Dëbora ka krijuar situatë të vështirë në rrugën e Kombit. Sipas autoriteteve lokale, në aksin Fushë-Dukagjin-Tuneli i Kalimashit të Rrugës së Kombit, trashësia e dëborës ka rritur në 5 centimetra.

Në rrugë janë vendosur pesë mjetë borëpastruese nga ana e kompanisë mirëmbajtesë të rrugës. Qarkullimi vështirësohet edhe më shumë për shkak të pranisë së mjegullës.

Raportohet se rruga është e qarkullueshme, por drejtuesve të makinave u kërkohet që të tregojnë kujdes dhe të lëvizin me pajisje dimërore pasi pritet që reshjet të vijojnë edhe në orët e natës.