TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Napoli fitoi 4-1 kundër Lacios duke u ngjitur sërish në vendin e parë në renditje.
Një mbrëmje e madhe për Elseid Hysaj, pasi Napoli i tij vazhdon rrugën drejt titullit kampion në Seria A. Mbrojtësi shqiptar është vlerësuar me notën 7.5 në këtë sfidë.
Në mediat italiane, paraqitja e Hysajt është vlerësuar si pozitive. “Superior në një provë të vështirë. Ruan energji në pjesën e parë dhe shpërthen në fraksionin e dytë të ndeshjes duke ndihmuar shumë në fazën ofensive”, është përshkrimi i mediave italiane për paraqitjen e Hysajt në sfidën kundër Lacios.
Ndërkohë, portieri Strakosha pati një mbrëmje të vështirë, pasi iu desh të nxirrte 4 herë topin nga porta e tij. Portieri shqiptar i Lazio-s u vlerësua me notën 5.5.
“Pëson katër gola, por nëse nuk do të ishte ai, Lazio mund të pësonte më shumë. Shmang një humbje edhe më të thellë falë ndërhyrjeve të tij. I mohon golin Insigne-s, në mënyrë të pabesueshme”, shkruhet në përshkrimin e mediave italiane në lidhje me vlerësimin për portierin Strakosha.