AKTUALITET, 11 Shkurt 2018, 09:59

Atentati ndaj Kullës, lihen në burg tre të dyshuarit

Atentati ndaj Kullës, lihen në burg tre të dyshuarit

Gjykata ka vendosur "arrest me burg për tre të arrestuarit si personat e dyshuar lidhur me atentatin me tritol, ndaj Lulzim Kullës. Ngjarja e rëndë kjo që ndodhi në Shkodër dhe  ku nga shpërthimi i tritolit mbetën të plagosur së bashku me objektivin e atentatit gjithsej tetë persona.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta.

Ata nuk e kanë pranuar akuzën, madje kanë thënë se nuk kanë qenë kurrë në këtë qytet. “Nuk kemi lidhje me atentatin ndaj Lulzim Kullës. S'kemi qenë kurrë në Shkodër”- kanë thënë ata./TPZ.AL