AKTUALITET, 11 Shkurt 2018, 12:27

Ish-kryeministri për paktin: Kapitullanti Rama kapet mat, ja çfarë i ka falur Greqisë

Ish-kryeministri për paktin: Kapitullanti Rama kapet mat, ja

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me marrëveshjen e detit. Në Facebook ai ka evidentuar atë që është shkruajtur nga mediet greke dhe përgjigjen e Ramës prë këtë  rast. Sipas tij  “energypress.gr" publikoi hartën dhe njoftimin se në marrëveshjen e re të detit, Greqia si përfitime kryesore kishte heqjen dore nga Shqipëria nga blloqet 1 dhe 2 të trilionave të gazit dhe naftës në Jon.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Kapitullanti Edvin Kristaq Rama kapet mat?!

Te dashur miq, mashtrimi me Top Channel dhe mediat e tjera te majta te Edvin Kristaq Rames, eshte nje deshmi tjeter e kapitullimit te tij dhe faljes Greqise te fushave me te medha te naftes dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe.

Dje, media e specializuar greke ne fushen e energjise “energypress.gr" publikoi harten dhe njoftimin se ne marreveshjen e re te detit Greqia si perfitime kryesore kishte heqjen dore nga Shqiperia nga blloqet 1 dhe 2 te trilionave te gazit dhe naftes ne Jon.

Fill pas ketij publikimi Edi Rama reagoi, por ne menyre trashanike dhe qesharake, per te mashtruar shqiptaret. Keshtu, sugar Fuga shperndau nje njoftim shtypi, te cilin TCH, dhe pas tij ne kor ne portale dhe gazeta te majta, e serviren dizinformimin e Fuges si te nje diplomati grek pa emer, mbiemer as dhe adrese, sipas te cilit Greqia bujare i kishte falur Shqiperise blloqet 1 dhe 2 dhe shume territore te tjera, me pretendimin qesharak se ajo e beri kete bujari sepse donte te korrigjonte marreveshjen e meparshme per zemermiresi, dhe se ajo me urgjence donte te firmoste kete marreveshje me Shqiperine per shkak te marreveshjeve qe ajo do te firmose me Egjiptin, Qipron, Izraelin dhe Turqine!

Me kete akt te pergenjeshtrimit te mediave te specializuara greke nga zyra e tij, provohet perfundimisht se Edvin Kristaq Rama ka arritur marreveshjen e Detit me Greqine dhe, siç kemi njoftuar jave me pare dhe konfirmuar disa here publikisht nga pala greke, ai ka kapitulluar dhe falur fushat me te medha te gazit dhe naftes ne Jon dhe Mesdhe.

Perveç kesaj, sipas ketij lajmi perseri provohet se ishujt e Egjeut percaktojne qendrimet per ishujt e Jonit!? sb