AKTUALITET, 11 Shkurt 2018, 11:49

Emërimet në administratën publike dhe mashtrimet e Ramës me konkurset

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi sot përmes deputetit Endrit Braimllari emërimin në postin e drejtorit të Bordit të Kullimit për qarqet Berat, Fier dhe Vlorë të Ledio Gjyles, i shkarkuar më parë nga detyra për shkelje administrative.

“Kryeministri mashtrues emëron militant të Rilindjes.

Kryeministri ka emëruar Ledio Gjyla drejtor të Bordit të Kullimit për qarqet Fier, Vlorë dhe Berat, i liruar më parë nga detyra për shkelje administrative.

Ky është një Kryeministër që mashtron çdo ditë duke thënë se po reformon administratën publike. i thotë shqiptarëve që nuk ka më emërime politike dhe çdo gjë bëhet me konkurs. Si ka mundësi që konkurset “fiktive” i fitojnë vetëm njerëzit e Rilindjes???!!!#kryeministrimashtrues”, shkruan Braimllari në një postim në rrjetet sociale..