AKTUALITET, 11 Shkurt 2018, 12:03

Pranga 5 shqiptarëve në Greqi, u kapën duke transportuar drogë

Pranga 5 shqiptarëve në Greqi, u kapën duke transportuar

Pesë shqiptarë janë arrestuar në Greqi me 96 kg kanabis. Ndalimi i tyre është bërë në fshatin Laka në Thesproti. Mësohet se policia greke ka arrestuar 5 shqiptarë të moshave 31, 50, 26, 31 dhe 26 vjeç për import droge me qëllimin trafikimin në mënyrë ilegale në Greqi.

Ata kishin pako që peshonin nga 96 deri në 432 gr.

Bashkë me drogën u sekuestruan dhe 5 telefonë celularë.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Thesprotusë ndërkohë që  hetimet kanë nisur nga departamenti i Drogës në Igumenicë./TPZ.AL