TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teuta, Kukësi e Laçi iu gëzuan një ditë më parë kualifikimit në turin e dytë të Europa League, por për të kaluar më tej do të jetë një mision i pamundur. Mjafton të shikosh listën e ekipeve me të cilat mund të përballen për ta kuptuar.
Tottenham dhe Milan janë mes klubeve që shorti mund t’u rezervojë tre ekipeve të Superiores dhe Renovës, klubit shqiptar i Maqedonisë së Veriut që u kualifikua një ditë më parë.
Klubet e Superiores rrezikojnë të përballen edhe me Shkëndijën e Tetovës, në një derbi mes shqiptarësh, apo edhe klube si Basel, Wolfsburg, Galatasaray, Granada, Reims e shumë të tjera të forta.
Skuadra e Ernest Gjokës është te favoritët, për shkak të koeficientit, por do t’u duhet pak fat në short, pasi ka mjaft rivalë të rrezikshëm si Osijek, Olimpija, Hammarby e Bodo-Glimt.
