SPORT, 10 Maj 2020, 14:09

“Nuk kam një shtëpi në Milano”, futbollisti i Interit tregon tmerrin në kohë koronavirusi: Më ndaloi policia në rrugë, përfundova në qendrën stërvitore

“Nuk kam një shtëpi në Milano”, futbollisti i Interit


Pandemia e koronavirusit ka bërë që futbollisti i Interit,Christian Eriksen, të jetojë ditët më të vështira të jetës së tij në shtetin italian. Ish-ylli i Tottenham, u bashkua me zikaltërit në janar, por arriti vetëm tetë paraqitje për klubin e tij para se Covid-19 të bllokonte futbollin. Ankthi filloi kur duhej një vend për fjetur, pasi hotelet ishin të mbyllura për shkak të vendimit të qeverisë. Dane mendoi të pyeste disa nga shokët e tij të rinj, nëse mund të flinte në divanet e tyre, por zgjodhi të qëndronte në qendrën stërvitore të “Sunning”.

“Kam menduar të flas me Romelu Lukaku dhe Ashley Young, por ata ishin me familjen për t’u kujdesur, dhe 14 ditët e fjetjes në divanin e dikujt janë shumë të gjata,” tregoi Eriksen për The Sun.Në vend të kësaj, unë përfundova në qëndren stërvitore të klubit me një kuzhinier dhe pesë anëtarë të stafit që zgjodhën të karantinojnë veten aty për të mbrojtur familjet e tyre.”

Makthi i Eriksen u përkeqësua edhe një herë kur doli për Pazar por u ndalua nga poilicia gjatë masave të rrepta të bllokimit.

“Policia më ndaloi dhe me italishten time të keqe më duhej të shpjegoja se çfarë po bëja, ku po shkoja dhe pse isha jashtë shtëpisë,” tha ai, para se të vazhdonte të shpjegojë metodat e stërvitjes që Interi i ka dhënë mesfushorit danez.

“Ne ndjekim orarin e stërvitjes të dërguar nga klubi gjithashtu edhe dietën.  Unë kam qenë duke vrapuar në bodrumin e parkingut dhe kam llogaritur se mund të vrapoj 35 metra, pastaj duhet të bëj një kthesë dhe të vrapoj 35 metra mbrapa.Unë nuk e kam prekur topin në shtatë javë. Ka qenë periudha më e gjatë pa futboll në jetën time dhe me të vërtetë kam filluar të mërzitem.” Përfundon Eriksen