SPORT, 10 Maj 2020, 21:53

Shpikën shkumën më të famshme, tani duan katër vite burg për presidentin e FIFA-s

Shpikën shkumën më të famshme, tani duan katër vite

Pablo Silva dhe Haine Allemanje, krijuesit e shkumës së famshme që përdorin gjyqtarët per të matur distancën e barrierës mbrojtëse gjatë ndeshjeve të futbollit, kërkojnë një deri në katër vite burg për drejtuesit e FIFA-s, mes të cilëve Xhani Infantinon, pasi kanë përdorur pa lejen e tyre shpikjen dhe kanë anashkaluar rregulloret që njohin autorësinë e një produkti. Të dy brazilianët kanë paraqitur katër vite më parë kërkesën e tyre në një gjykatë në vendlindje dhe në ditët e ardhshme do të merret vendimi.

Pablo Silva është i bindur se drejtësia do të bëjë punë e saj dhe për këtë arsye kanë punësuar një nga avokatët më të famshëm braizlianë, atë që nxori nga burgu ish-presidentin Lula da Silva. Kërkesa e dytë është edhe ekonomike, pasi kërkojnë dëmshpërblim prej 40 milionë dollarësh nga FIFA. “Kërkojmë që Infantino dhe të gjithë ata që u përshinë të arrestohen si dhe bllokimin e llogarivë të tyre bankare”, theksoi ai.

Dy krijuesit e shkumës kanë treguar se kishin akord me ish-drejtuesit e FIFA-s, Hulio Grondona dhe Sep Bleter për përdorimin e saj kundrejt pagesës prej 40 milionë dollarësh, por komunikimi me organizatënu ndërpre pas Kongresit të famshëm ku u arrestuan shumë zyrtarë të institucionit e që solli largimin e Blater. Pas një vendimi të parë, gjykata në Brazil ndaloi përdorimin e shkumës, por FIFA e anashkaloi duke përdorur atë të një kompanie tjetër. “U treguam të duruar, por kur pamë se u përdor në Rusi 2018, menduam të përshpejtonim gjërat”, shpjegon Silva. Ai tregoi se kërkesa tjetër është për një dëmshpërblim prej 15 mijë dollarësh për secilën ndeshje që është përdorur që nga viti 2017 dhe sipas të dhënave të para, në teori aid he partneri I tij duhej të fitonin mbi 100 milionë dollarë.