TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jetojmë në kohë krize, koronavirusi edhe futbollin italian. Nuk bëhet fjalë për ndonjë lojtar të prekur nga kjo pandemi, por pikërisht për disa klube elitate që me mbylljen e aktivitetit, kirza financiare ka prekur disa prej tyre. Gazeta e njohur La Reppublicca, ka bërë me dije se problemet janë më të mëdha nga aq sa duken, sepse ndryshe nga pjesa më e madhe e klubeve që u kanë ulur pagat futbollistëve të tyre gjatë kësaj periudhe, 6 prej tyre nuk paguajnë aspak futbollistët që prej muajit janar.
Kjo vonesë e rrallë vjen për shkak të shfrytëzimit të dispozitave ligjore të emergjencës, që lejon klubet të mos deklarojnë pagat e dhëna gjatë periudhës shkurt-mars-prill, që është edhe fasha kohore e shtrirjes së pandemisë. Presidentët e klubeve janë në vështirësi financiare dhe kanë shfrytëzuar “anekse” ligjore për të arritur të shtyjnë sa më shumë dhënien e pagave për futbollistët e tyre.
Nuk bëhet me dije se cilët klube nuk janë treguar korrektë me lojtarët, por mësohet se këta të fundit kanë rënë dakord të heqin dorë nga pagat e tyre vetëm në rast se ato para shkojnë për lojtarët e akademive dhe ekipeve të femrave, që janë shumë herë më pak të paguar se kolegët e ekipeve të para