TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u shpreh se kryeministri Edi rama konsumon lëndë narkotike. Kryemadhi u shpreh se e ka këshilluar kryeministrin, që të ketë kujdes "se ku e ble mallin".
"Ai është nën efektin e drogave sintetike. Ju duhet të bëni një eksperiment këtu. Unë e kam sqaruar nga ana biologjike, formula e drogës ka izotopet. Drogat sintetike, izotopet fiksohen në tru dhe nuk ikin, janë problematike. Krijon mbivlerësim për veten.
I kam thënë kujdes nga malli që merr, se varet dhe ca malli të sjellin.
Duhet të bëni një eksperiment në emision. Ylli Rakipi të marrë dy minj dhe të bëjë eksperiment me drogën sintetike dhe organike, të shohë si sillet ai miu që merr drogën sintetike"
/TPZ.AL/