TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se opozitës tashmë i ka mbetur vetëm veprimi dhe se me fjalë nuk mund të bindë qytetarët.
“Marrëveshja e parë e Bashës me Ramën, shërbeu për t’i bindur qytetarët, se nuk mund të ketë zgjedhjet ë lira dhe të ndershme nëse vendi është i mbushur me drogë dhe zgjedhjet fitohen me kriminelë.
Nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme kur mediat, nuk janë të paktën kritike.
Unë besoj se me datë 16 Shkurt , opozita është e dënuar, ta çojë deri në fund atë që do nisë. Kjo sepse, opozita e ka humbur mundësinë ta krijojë besimin tek shqiptarët nëpërmjet fjalës, me fjalë ata nuk besohen më. Shqetësimi më i madh i njerëzve është se mos bëjnë marrëveshje me Ramën.
Opozitës i ka mbetur vetëm veprimi.
Në datën 16, ose do të detyrohet me forcë Rama të japë dorëheqjen, por nëse e gjithë kjo bëhet për të kaluar në qeveri bashkëmartesore, për të ndarë llokmat e pushtetit, atëherë në qafë paçi veten dhe fati ynë i keq që nuk kemi alternative”. u shpreh Armand Shkullaku.