AKTUALITET, 7 Shkurt 2019, 22:10

Haradinaj, i ashpër me Ramën: I pabesueshëm nga Brukseli, shih përgjegjësitë e tua

Haradinaj, i ashpër me Ramën: I pabesueshëm nga Brukseli, shih

I ftuar në emisionin Pressing përballë gazetarëve Leonard Kërquki dhe Berat Buzhala në televizionin T7, kryeministri Haradinaj tha se darka me liderët e koalicionit qeverisës, me presidentin Thaçi dhe me kryeministrin Rama, ishte ideja e këtij të fundit. Më tej ai i ka kërkuar Kryeministrit Rama që të merret me përgjegjësitë e tij, pasi sipas tij ai është i pabesueshëm në Bruksel.

‘Nëqoftëse në Bruksel e dijnë që Rama po favorizon prekjen e kufijve të Kosovës, atëhere si do të jete figurë e besueshme ai për Brukselin dhe për Berlinin. E lus kryeministrin Rama që të merret me përgjegjësitë e veta. Që na ndihmon me mendime dhe sugjerime dakord, por jemi edhe ne ktu’.

Haradinaj foli edhe për rolin e Baton Haxhiut në çështjen e kufijve.

‘Unë e shoh Batonin të përfshirë skajshmërisht në një agjendë që nuk është edhe aq e rëndësishme për të. Nuk duhet me marr ma shumë rol se çke.

Aktualisht lidershipi jonë politik shqiptar në të dyja anët e kufirit, është në pozita të kundërta për afrimin në BE, prekja e kufijve të Kosovës, kthen një precedent në Ballkan që Putini e ka përmendur dy-tre raste në disa deklarata të tij. Pse përshembull forcat politike opozitare proevropiane në Serbi po e kundërshtojnë Vuçiçin për çështjen e kufijve me Kosovën, pasi kështu edhe Serbia largohet nga rruga drejt BE-së’, u shpreh Ramush Haradinaj.