BOTA, 10 Maj 2019, 20:44

Tragjedi në Mesdhe/ Fundoset varka, vdesin 70 persona

Tragjedi në Mesdhe/ Fundoset varka, vdesin 70 persona


Të paktën 50 emigrantë u mbytën sot në Detin Mesdhe, jashtë bregut tunizian pasi ata kishin lënë Libinë duke shpresuar të arrijnë në Evropë, tha agjencia e migracionit e Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë Agjensia shtetërore Tunis Afrique Presse dha një numër më të lartë të viktimave nga kjo tragjedi duke thënë se kanë vdekur të paktën 70 njerëz.

Kjo ishte tragjedia më e madhe e emigrantëve që përpiqen të kalojne  ilegalisht në Europë për këtë vit.

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit e U.N. tha se varka e zhytur mori në det emigrantët nga Libia, ku lufta  midis fraksioneve rivale ka kapluar kryeqytetin Tripoli në pesë javët e fundit.

Anija u mbyt 40 milje larg bregut të Sfax, në jug të kryeqytetit tunizian, tha agjencia tuniziane. Anijet e peshkimit shpëtuan të mbijetuarit, tha ajo.

Ministria e Mbrojtjes e Tunizisë tha se anija ishte larguar nga rajoni libian i Zouara të enjten duke synuar të arrijë Italinë.