AKTUALITET, 9 Prill 2019, 16:51

TMERRI/ Grabitësit hynë në pistën e Rinasit dhe grabitën paratë në avionin me 160 pasagjerë

TMERRI/ Grabitësit hynë në pistën e Rinasit dhe


Një grabitje spektakolare ka ndodhur ditën e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku grabitësit kanë arritur të rrëmbejnë plotë 2 milionë euro të cilat po futeshin në avionin e linjës Tiranë - Vienë. Brenda avionit ka patur 160 pasagjerë.

Si për ironi, grabitësit kanë qarkulluar me një mjet me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” dhe pa targa. Policia njofton se kjo grabitje është kryer në pistën e aeroportit.

Mësohet se një person ka mbetur i plagosur gjatë përplasjes me armë, mes grabitësve dhe policisë dhe më pas ka ndërruar jetë dhe është gjetur i vdekur pranë lumit Tërkuzë. Grabitja ka ndodhur brenda terminalit të aeroportit.

Dyshohet se paratë i përkisnin një banke të nivelit të dytë, por ende nuk bëhet e ditur emri i bankës.

Forcat RENEA vijojnë të jenë në ndjekje të autorëve, të cilët mendohet se janë larguar drejt Fushë Krujës. Grabitësit kanë hedhur granata në drejtim të policisë.