AKTUALITET, 9 Prill 2019, 16:38

Grabitja në Rinas, gjendet i djegur furgoni i përdorur nga autorët

Grabitja në Rinas, gjendet i djegur furgoni i përdorur nga

Duket e njëjta skemë si në cdo grabitje apo ngjarje kriminale tjetër. Për të humbur gjurmët, digjet automjeti i përdorur nga autorët.

Një furgon është gjetur i djegur në zonën e njohur si “Kodra e Kuqe” pranë Babrrusë, në Kamëz. Dyshohet se ky është mjeti i përdorur nga autorët e grabitjes së rreth 2 milionë eurove në aeroportin e Rinasit para pak minutash.

Në këtë ngjarje ka mbetur i vdekur edhe një prej grabitësve gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë.

Flitet edhe për një person tjetër të vdekur. Policia vijon kontrollet në zonën përreth për të rënë në gjurmët e autorëve.