TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka folur sot per ate qe ai e quan procesin e modernizimit te administrates shteterore dhe ka dhene edhe pergjigje per shkarkimet e atyre drejtoreve qe nuk jane me PS.
Sa i perket reformes ne drejtesi, Rama tha se tani LSI ka dale hapur kunder saj, teksa kur ka qene ne koalicion me PS, u shpreh se: “Ka hedhur gurin me qetësi dhe ka fshehur dorën me dashuri. Ka qenë vazhdimisht një qenie e dyzuar, tjetër në publik dhe tjetër në tavolinë”.
Si është ta përdorni vetëm timonin
Një barrë më e rëndë përgjegjësi e sfidë më e madhe se nuk ka kujt ti lësh fajin ashtu sikundër edhe nuk ka psikologjikisht një lloj pajtimi të brendshëmn me faktin që disa gjëra nuk bëhet se politikisht e kemi të pamundur se jemi në koalicion.
A ju ka bërë më arbitrar?
Mua personalisht, më ka bërë shumë modest, më të vetëdijshëm për barrën dhe më të urtë përballë problematikave.
Ka deputetë të PS që janë të shqetësuar që s’e keni çuar tepsinë për skrap
Ka deptuetë të PS që e kanë më të vështirë se sa të tjerë të kuptojnë që ky s’është proces përzënie i disave por modernizimi ku duhet bërë reforma e pastaj ti gjejmë punës njeriun, ndaj kemi bërë një reformë për gjithë sistemin e drejtimit në ministri,
cështja e burimeve njerëzore s’është e partisë, është e qeverise.
Zoti Ndreu ka bere nje status por ka edhe të tjerë që mund ti dini ju
Janë nën presinonin se njerëzit e partisë në rrethe të ngushta që kanë dhënë kontribute kërkojnë të gjejnë akses për tu punësuar në shtet por unë s’mund të harroj dhe është puna ime dhe e deputetëve t’ja kujtojmë njëri -tjetrit deri në bazë se kemi marrë një mandat për të modernizuar administraten.