Bëhet fjalë për dy çështje të ndryshme, abuzimi me 5 milion euro fonde për rrugën e pandërtuar Elbasan-Gjinar si dhe abuzimet e zbuluara nga auditi për rrugën Elbasan-Tiranë.
Masa e dytë vjen pas kallëzimit nga ministri i Infrastukturës Damian Gjiknuri, pas një auditi të kësaj ministrie që zbuloi edhe abuzimet me fondet për rrugën Tiranë-Elbasan. Së bashku me Xhikën, janë kallëzuar edhe Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe Albens Alite, Drejtor aktual i kësaj njësie, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Mësohet se Krimet e Rënda kanë dhënë masën arrest me burg në mungesë për këtë çështje.