TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e mërkurë në datën 7 shkurt do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku në garë janë 3 kandidatë, Armand Duka, Bashkim Fino dhe Shpëtim Halo.Situata e zgjedhjeve ka përfshirë jo vetëm dashamirës të sportit, por edhe shumë njerëz të tjerë. Gara për postin e kryetarit të FSHF-së duket tepër e ashpër.
Aktori i njohur Bes Kallaku, duke përfituar nga situata e krijuar, ka vendosur të bëjë pak humor me kryetaren e Bashkisë së Gramshit Znj. Luljeta Dollani, e cila do të votojë në datën shkurt. Besi e ka telefonuar Znj.Dollani duke u hequr si avokat i Finos. Për më tepër ndiqni bisedën telefonike.
Bes Kallaku: Alo, përshëndetje!
Luljeta Dollani: Përshëndetje!
Bes Kallaku: Përshëndetje si kaluat, zonja Luljeta, jam Erjon Shehja përfaqësues ligjor i kandidatit Bashkim Fino.
Luljeta Dollani: Po!
Bes Kallaku: Po iu marr nga Italia se kam pasur një takim me përfaqësuesit e Federatës Italiane të Futbollit. Të marr në emër të zotit Bashkim, në emër të tij, pasi po i marrim të gjithë njerzit tanë për votimin që do bëhet të mërkurën më datë 7. Tani dihet se si duhet të votohet, ajo kuptohet, por ajo që dua t’iu them është se duhet të bëhen dhe dy ndryshime sipas kandidatit Fino, për ndryshimin e statusit të Federatës për disa gjëra që i kanë jo tërregullta, më kupton?
Luljeta Dollani: Ok, ok, pa merak, patjetër.
Bes Kallaku: Duhet të bëjmë kërkesën që ngjyra e topit të futbollit të bëhet…
Luljeta Dollani: Pa merak fare, ne do mblidhemi më datë 6, kështu që do i diskutojmë atje.
Bes Kallaku: Ngjyra e topit duhet të të jetë si ngjyra e topit të basketbollit, për nder të kryeministrit.
Luljeta Dollani: Ok, ok, të dëgjoj…
Bes Kallaku: Edhe goditja e autit të bëhet te pika e penalltisë dhe goditja e penalltisë të bëhet në 16 metra, sepse këto duhet t’i përfaqësojmë ne denjësisht dhe duhet të marrim ato që ne kërkojmë, duhet të ndryshoj statusi.
Luljeta Dollani: Ok, ok, ok!
Bes Kallaku: Jeni dakord për të gjitha kërkesat, si për ngjyrën e topit, ta bëjmë me ngjyrën e topit të basketbollit edhe të tjerat që diskutuam
Luljeta Dollani: Po, po patjetër, patjetër.
Bes Kallaku: Të falenderoj, mirupafshim!
Luljeta Dollani: Mirupafshim!