AKTUALITET, 4 Shkurt 2018, 16:45

Abuzimet me tenderin, gjykata lë në burg Dashamir Xhikën

Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Dashamir Xhiken.

Prokuroria më herët në seancë tha se “kemi dokumente sekrete”, ndaj edhe media u nxorr jashtë.

Seanca ndaj Xhikës dhe Tomës, avokatët tregojnë 4 pikat që rrëzojnë akuzat

Është zhvilluar mes debateve të shumta seanca e sotme gjyqësore për ish drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika dhe ish-drejtorin Andi Toma.

Avokatët e palëve kontenstuan arrestimin e dy klientëve, duke përkuar kështu edhe tërheqjen nga çështja të gjyqtares Maliqi.

dashamir Xhka

Po ashtu avokatët kanë hedhur poshtë akuzat duke paraqitur 4 pika argumenta e tyre.

1. Avokatët kontestuan faktin që vendimi i Gjykatës për miratimin e masës së sigurimit të propozuar nga Prokuroria ishte copy-paste me kërkesën e Prokurorisë, gjë që është shkelje ligjore. Dhe u pranua nga Prokurorja që ishte komunikuar me email.

2. Avokatët kontestuan mënyrën e kontrollit të banesës, jashtë orareve ligjore dhe duke ushtruar terror në familjet e të akuzuarve.

3. Avokatët kontestuan faktin që Gjykata kishte pranuar pretendimin e Prokurorisë se vlera e dëmit nga kontrata ishte sa gjithë vlera e kontratës, ndërkohë që rruga është përfunduar në 90 përqind të saj.

4- Prokuroria pretendon se është shkaktuar dëm ekonomik, ndërkohë që kontrata nuk ka përfunduar dhe garancia e punimeve në zotërim nga ARRSH është më e madhe se dëmi i pretenduar nga Prokuroria. Gjyqtarja u tërhoq sepse 4 avokatë u shprehën se ajo kishte shkelur procedurat ligjore. Kishte pranuar kërkesat absurde te prokurorisë, nuk kishte vlerësuar provat (nuk kishte asnjë provë në vendimin e Gjykatës për pranimin e masës së sigurimit të kërkuar nga Prokuroria) dhe ishte e paragjykuar për çështjen. U kontestua fakti që ka kaq vite (mbi dy vjet) që hetohet çështja dhe të akuzuarit janë paraqitur rregullisht. Pse tani futen në burg (Masë e sigurisë me burg). U kontestua gjithashtu dhe masa e sigurisë me burg, sepse ata nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore.

Seanca e Xhikës dhe Tomës, tërhiqet nga çështja gjyqtarja. Ja nga kush erdhi kërkesa

Është tërhequr nga çështja për gjykimin e ish-drejtorëve Dashamir Xhika dhe Andi Toma gjyqtarja Idushe Maliqi.

Idushe Maliqi do zëvendësohet pas 1 ore nga tjetër gjyqtar. Largimi i saj ka ardhur pas kërkesës së bërë nga avokati i Andi Tomës, Neshat Fana.

Kujtojmë që një ditë më parë Neshat Fana, avokati i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma, ka deklaruar për “Panorama” se, arrestimi i klientit të tij është bërë në shkelje flagrante të ligjit dhe procedurave ligjore.

“Kemi të bëjmë me një sjellje kriminale të Policisë. Me një papërgjegjshmëri dhe shkelje të ligjit nga ana e Gjykatës dhe prokurores, të cilat kanë dhënë vendim të paarsyetuar sipas ligjit, për të cilat unë nuk do le gjë pa bërë. O do i çoj për përgjegjësi penale atë prokurore dhe atë gjyqtare, o s’ka! Do vdes unë ose do lë licencën. Ata njerëz do i çoj para përgjegjësisë, o s’ka!”, ka deklaruar dje për “Panorama”, avokati Fana.

Me tone të ashpra, me ndërhyrjen e familjarëve, me nderhyrjen e përfaqësuesve të LSI që e konsideruan politike arrestimin e Dashamir Xhikës, ish-kreut të ARRSH dhe ish drejtorit Andi Toma po zhvillohet seanca gjyqësore në Elbasan, shkruan newsbomb.

Avokati Neshat Fana ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Idushe Maliqi që drejtonte seancën, ndërkohë që debatet mes prokurores Armanda Xhaferri, dhe avokatëve kanë qenë të shumta dhe të ashpra. Prokuroria po kërkon masën e sigurisë arrest me burg për ish-zyrtarët e ARRSH për abuzime në rrugën Elbasan Gjinar, një abuzim prej 5 miliardë lekësh.

Një pjesë e debatit:

Armanda Xhaferri: Çdo gjë është e dokumentuar në fakte dhe prova. Këto ishin këto argumentet kryesore, pa i hyrë themelit sepse të gjitha pretendimet e tyre janë themeli.

Neshat Fana (avokati): A janë provat. Idushe Maliqi (gjyqtare): Zoti avokat, mos më ndërprit fjalën.

Armanda Xhaferri (prokurore): Dosja në fjalë është një dosje voluminoze, dhe në aktet e përcaktimit të masës janë dikumentet bazë që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për veprën penale. Ju mund të vini kur të doni ti shikoni. Nuk është ky i pari proces gjyqësor që bëhet. Ne sot jemi duke marrë masë për dyshimin e arsyeshëm.

Neshat Fana: Dyshimi i arsyeshëm që ju mendoni është juaji

Armanda Xhaferri: Të gjitha provat janë shprehur në kërkesën për masë sigurie

Neshat Fana: Dakord ca të them unë nuk pranon. Kjo është kërkesa e dorëzuar nga organi i akuzës. Eshtë e rrezikshme për cdo individ kur shteti është gabim, por është e pafalshme, kur shteti ka qellim. Policia ka terrorizuar familjen natën. (avokati kërkon përjashtimin e gjyqtares)