TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tri pikë të arta për Partizanin, që ia doli të merrte pikët e plota ndaj Kamzës (2-1) dhe kështu është në rrugën e duhur për të siguruar një vend në Kupat e Evropës, pasi edhe ekipet mbi ta kanë ngecur.
Flamurtari e Kukësi barazuan mes tyre, ndërsa Laçi ngeci në shtëpi me Teutën. Ishte dita e Jesir Asanit, i cili ia doli të shënonte dy gola në pjesën e parë të takimit.
Në të 7’ dhe të 23’ ai mposhti portierin Gjonikaj dhe i dha avantazhin e dyfishtë të kuqve, ndërkohë që tre minuta më pas ishte Plaku që me një goditje me kokë rihapi takimin. Vetëm e rihapi, pas deri në fund të takimit nuk pati ndryshim rezultati dhe Partizani iu gëzua tre pikëve.