AKTUALITET, 4 Shkurt 2018, 17:07

Video/ Del nga shtrati lumi Shkumbin, qindra hektarë tokë nën ujë

Video/ Del nga shtrati lumi Shkumbin, qindra hektarë tokë nën

Del nga shtrati lumi Shkumbin, në kufirin mes qytetit të Rrogozhinës dhe Lushnjes. Për pasojë, qindra hektarë janë nën ujë për orë me radhë. Uji ka vërshuar në orët e vona të së shtunës, ndërsa për gjatë gjithë ditën së dielë, një sipërfaqe e madhe toke ishte përmbytur.

Tpz.al ka siguruar foto dhe video nga kjo përmbytje, ku duket qartë se lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati, ndërsa ujërat kanë shkuar edhe në afërsi të banesave.

Ndërkohë asnjë nga emergjencat civile nuk ishte e pranishme në këtë zonë, ndryshe nga sa trumpetohet në media./TPZ.AL/