TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Gjykatën e Elbasanit është zhvilluar ditën e sotme mes tensionit dhe debateve seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të ARRSH, Dashamir Xhika dhe 9 personave të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Dashamir Xhika dhe Andi Toma u arrestuan dy ditë më parë, pasi akuzohen për shpërdorim fondesh për rrugën e Gjinarit.
Në seancën e sotme parashikohej verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurisë, si dhe fakti nëse të ndaluarit ishin njohur me masën e sigurimit e të drejtën e ankimit.
Por të forta kanë qenë reagimet e avokatëve mbrojtës të të pandehurve. Kujtojmë se në këtë seancë, të akuzuarit Agron dhe Kujtim Hysa, dhe Rezarta Bakçiu përfaqësoheshin nga avokati Ravik Gurra, ndërsa Dashamir Xhika përfaqësohej nga avokati Maks Haxhia.
Supervizori Rexhep Tarba përfaqësohej nga avokati Myftar Rusta, ndërsa Andi Toma përfaqësohej nga avokati Neshat Fana.
Në nisje të seancës, avokati Neshat Fana ka kërkuar që të jenë të pranishëm edhe familjarët e të akuzuarve. Ndërsa në fotot e siguruara nga “BalkanWeb”, vërehet se në seancë është i pranishëm edhe ish-ministri i LSI për Infrastrukturën, Edmond Haxhinasto.
Gjatë seancës, avokatët mbrojtës ngritën pretendimet e tyre për akuzat, duke u shprehur se “Prokuroria pretendon se është shkaktuar dëm ekonomik, ndërkohë që kontrata nuk ka përfunduar”.
Sakaq, ata kërkuar dorëheqjen e një gjyqtare me pretendimin se kishte shkelur procedurat ligjore.
ARGUMENTET E AVOKATEVE NE GJYKATEN E ELBASANIT
1. Avokatët kontestuan faktin që vendimi i Gjykatës për miratimin e masës së sigurimit të propozuar nga Prokuroria ishte copy-paste me kërkesën e Prokurorisë, gjë që është shkelje ligjore. Dhe u pranua nga Prokurorja që ishte komunikuar me email.
2. Avokatët kontestuan mënyrën e kontrollit të banesës, jashtë orareve ligjore dhe duke ushtruar terror në familjet e të akuzuarve.
3. Avokatët kontestuan faktin që Gjykata kishte pranuar pretendimin e Prokurorisë se vlera e dëmit nga kontrata ishte sa gjithë vlera e kontratës, ndërkohë që rruga është përfunduar në 90 përqind të saj.
4- Prokuroria pretendon se është shkaktuar dëm ekonomik, ndërkohë që kontrata nuk ka përfunduar dhe garancia e punimeve në zotërim nga ARRSH është më e madhe se dëmi i pretenduar nga Prokuroria. Gjyqtarja u tërhoq sepse 4 avokatë u shprehën se ajo kishte shkelur procedurat ligjore. Kishte pranuar kërkesat absurde te prokurorisë, nuk kishte vlerësuar provat (nuk kishte asnjë provë në vendimin e Gjykatës për pranimin e masës së sigurimit të kërkuar nga Prokuroria) dhe ishte e paragjykuar për çështjen. U kontestua fakti që ka kaq vite (mbi dy vjet) që hetohet çështja dhe të akuzuarit janë paraqitur rregullisht. Pse tani futen në burg (Masë e sigurisë me burg). U kontestua gjithashtu dhe masa e sigurisë me burg, sepse ata nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore.