TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është mbyllur me fitoren e thellë të Skënderbeut, 1-4, ndeshja e javës së 18-të mes Vllaznisë dhe skuadrës korçare, e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranët shënuan të parët me mbrojtësin Berisha, por më pas erdhi përmbysja.
Skënderbeu barazoi me Vangjelin në pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë erdhën tre gola të tjerë. Lilaj realizoi me penallti, pas prekjes së topit me dorë nga Berisha, më pas Muzaka dhe Xhejms. Korçarët kryesojnë të qetë, kurse Vllaznia duket në buzë të greminës.
Kukësi dhe Flamurtari janë ndarë në një barazim 1-1 në ndeshjen e sotme, një rezultat i drejtë për atë që është dhënë në fushën e lojës nga dy skuadrat të cilat kanë luftuar shumë gjatë kësaj sfide.
Vlonjatët u treguan të duruar në fillimin e ndeshjes dhe më pas goditën në rastin e parë të mirëfilltë që iu shfaq, duke kaluar në avantazh me Alvesh. Sulmuesi brazilian, i përfolur shpesh si pranë largimit, po tregohet gjithnjë e më shumë vendimtar me golat e tij.
Për Kukësin, pjesa e dytë ishte shumë më e mirë dhe dominoi edhe në raste të krijuara. Por barazimi erdhi vetëm falë një penalltie të kontestuar shumë për prekje të topit me dorë të Pollozhanit në zonë.