TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, reagoi në lidhje me arrestimet e fundit, ku në epiqendër ka qenë edhe ish-drejtori i Autoritetit Shtetëror të Rrugëve, Dashamir Xhika. “Prokuroria politike, po zbaton me korrektësi urdhërat e qeverisë!”, shkruan Spahiu në faqen e tij në Facebook.
Statusi i plotë
Prokuroria politike, po zbaton me korrektësi urdhërat e qeverisë!
Arreston opozitën për të mbuluar krimet shtetërore që po bën!
Ditën e dielë kërkohet një masë tjetër arresti. Nuk prisnin as deri nesër, por e duan sot për të mbuluar me hi, pisllëkun që bënë me arrestimin idiot në Elbasan!
I uroj Dashit të faktojë pafajsinë e tij, ndonëse në kushte të pabarabarta!
Ndaj me të dhe gjithë popullin opozitar terrorin politik ndaj opozitës. Nuk do ta lemë vendin në dorë të diktatorit!