TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër vrasje ka tronditur Greqinë, mbrëmjen e kaluar, pas ngjarjes shokuese të ndodhur pak ditë më parë, ku grabitësit vranë mizorisht 20-vjeçaren Caroline Crouch, i dhunuan e lidhën bashkëshortin, ndërsa nuk prekën foshnjën e tyre 11 muajshe.
Mediat fqinje raportojnë se mbrëmjen e kaluar është ekzekutuar me armë zjarri një 58-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vota, në Metamorfosi, ku persona të panjohur kanë qëlluar 58-vjeçarin jashtë një Fast Food-i.
Viktima ka qenë jashtë dyqanit, kur autorët, të cilët dyshohen vrasës me pagesë, i janë afruar me një motor, me skafandra, ku njëri ka qenë i bardhë dhe tjetri i zi.
Pasagjeri në motor ka hapur zjarr ndaj shënjestrës, duke e qëlluar me tre plumba dhe duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa ata janë larguar në drejtim të paditur.
Sipas informacioneve të autoriteteve greke, viktima ishte një boksier veteran i AEK-ut, ndërsa ka marrë tre plumba në gjoks dhe qafë.
Mediat greke kanë publikuar dhe pamje të rënda nga vendngjarja, ku viktima shihet i shtrirë në tokë, ndërsa forca të shuma policie dhe një skuadër e krimeve kanë mbërritur te vendi i krimit, duke rrethuar zonën.