TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një protestë kundër bombardimeve izraelite ndaj popullit palestinez është mbajtur pasditen e sotme në Tiranë. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skëndërbej” më flamuj dhe pankarta në duar.
Me thirrjet “Free Palestine” dhe “Jam Palestina, a më dëgjon?”, qytetarët kanë kërkuar fundin e dhunës që prej ditësh ka përfshirë Lindjen e Mesme.
Të paktën 139 njerëz janë vrarë në Gaza që nga e hëna, duke përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra. Tetë vetë u vranë në Izrael, duke përfshirë një djalë pesë vjeç dhe një ushtar.
