AKTUALITET, 15 Maj 2021, 19:57

13 viktima dhe 112 të infektuar me COVID në Maqedoni

13 viktima dhe 112 të infektuar me COVID në Maqedoni

Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë shënuar numër rekord i personave të shëruar nga COVID-19. 2179 persona të prekur e kanë fituar betejën. 4196 persona janë testuar, prej të cilëve 112 kanë rezultuar pozitiv, ose 2,7% nga numri i përgjithshëm i testeve.

Numri i viktimave është 13, ndërkaq Shkupi kryeson si për nga numri i të prekurve ashtu dhe për nga fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë njoftoni se situata në spitale dhe qendrat Covid është e qëndrueshme dhe se shumica e klinikave po i rikthehen normalitetit.

Për shkak të rënies së dukshme të numrit të të prekurve spitalet i kanë mbyllur një pjesë të kapaciteteve të dedikuara për pacientët me Covid-19.