AKTUALITET, 15 Maj 2021, 20:45

Përplasen tri makina në Fushë Krujë

Përplasen tri makina në Fushë Krujë

Tri makina janë përplasur mbrëmjen e sotme në fshatin Larushk në Fushë Krujë.

Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes mësohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes me grupin hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave.