TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Publikohen pamjet nga aksidenti që u regjistrua mbrëmjen e sotme te zona e “Vasil Shantos” në Tiranë ku një makinë tip “Benz” e drejtuar nga një grua 47-vjeçe me inicialet F.Z. si pasojë e shpejtësisë humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një prej stacioneve të autobusit. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:55.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy këmbësore të cilat u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas policisë jashtë rrezikut për jetën.
“Sillni ambulancë! Ujë, po vdes” dëgjohet duke kërkuar ndihmë një nga dy gratë e plagosura që u përplas nga “Benz”-i që i mori përpara duke i aksidentuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesja humbi kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë.