TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana është rikthyer të fitorja, duke mundur në transfertë Kastriotin me rezultatin 2-3. Krutanët gjetën të parët avantazh, por skuadra e Ze Maria gjeti forca të reagonte dhe përmbysi shifrat.
45 minutat e para në Fushë-Krujë me Kastriotin u mbyllën me rezultatin 1-2. Vendasit ishin ata që realizuan të parët me anë të Bardhit, i cili realizoi në portën e ish-skuadrës së tij.
Nuk festoi, por më pas iu desh të mërzitej, pasi një top i gjuajtja nga Greca shkoi në rrjetë pas devijimit të Stijepoviç. Më pas ishte Blazhevski ai i cili kaloi në epërsi Tiranën dhe në stolin e bardhebluve pati festë.
Në pjesën e dytë sulmuesi maqedonas do të shënonte dopietën e parë në Superiore, falë një kundërsulmi që do të çonte rezultatin ne 3-1 për bardheblutë. Për Krutanët ngushtoi diferencën Herald Marku. Në minutat e fundit të lojës Kastrioti pati dy raste të pastërta për shënim, por Ilion Lika bëri mrekullinë dhe shpëtoi të tijtë.