TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në javët e fundit Shqipëria ka pësuar dëme të mëdha nga shirat e shumë që sollën edhe përmbytje në shumë zona të vendit.
Por në lidhje me përmbytjet shumëkush akuzoi qeverinë për mos pastrimin e kanaleve apo probleme me kolektorët.
Pati edhe nga ata që thanë se në komunizëm nuk kishte përmbytje pasi masat ishin marrë më herët.
Por në një dokument të publikuar nga ish- kreu i Arkivit në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi tregon se ka pasur përmbytje madje edhe të rënda.
Shkrimi i Dervishit
1986/Përmbytjet në regjimin e shkuar
Ditët e fundit dëgjuam nga përfaqësues të regjimit të shkuar se gjatë diktaturës së keqe komuniste, punët ecnin vaj, nuk ndodhnin përmbytje, se hapeshin kanale, shteti funksiononte, etj. Në të vërtetë, komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme është plot me njoftime përmbytjesh. Nuk po paraqes njoftime të viteve të para të paslufës, pra të kohës kur u kryen punime bonifikuese nga puna detyruese e të burgosurve, por nga fillimi i vitit 1986.
Edhe atëherë me shtabe e kemi pasur punën, se metodologjia enveriste nuk shqitet kollaj nga qeverisja. Njoftimi është për Rrethin e Lezhës. Jo vetëm janë shkaktuar ato pasoja që shihen në njoftim, por është lagur edhe baruti i depove të ushtrisë, se edhe ajo copë-copë ka qenë, mezi mbante veten.
Nënshkrimi i sipërm është i ministrit Hekuran Isai, i cili nuk ka lënë asnjë shënim se çfarë masash duheshin marrë, por vetëm ka konfrmuar leximin e tekstit të grupit operativ.