AKTUALITET, 17 Dhjetor 2017, 13:50

FOTO/ Erion Veliaj bën sot 38-vjeç, ja dhurata që i kanë bërë anëtarët e Këshillit bashkiak

FOTO/ Erion Veliaj bën sot 38-vjeç, ja dhurata që i kanë

Qytetari i parë i Tiranës sot ka ditëlindjen. E në këtë 38-vjetor, “Gazeta Shqiptare” ka zbuluar dhuratën që anëtarët e këshillit bashkiak kanë zgjedhur t’i bëjnë kryebashkiakut. Anëtarja e këshillit bashkiak, Dorina Kuka ka konfirmuar për GSH.al se ata kanë vendosur ta surprizojnë me një buqetë lulesh të personalizuar, ku duket dhe foto e Veliajt me bashkëshorten e tij.

“Bekuar ishte dita kur ti linde sikurse e bekuar Tirana që të ka…”, – shkruhet në urimin e anëtarëve të këshillit bashkiak për Erion Veliajn.

E ndërsa dhuratën e anëtarëve të këshillit bashkiak e mësuam, jemi kuriozë të dimë se çfarë dhurate apo edhe urimi i ka bërë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. S’na mbetet gjë tjetër, veçse të presim dhe të shohim…

 

[gallery columns="1" ids="39457,39458,39459"]

 

“Gazeta Shqiptare” i uron kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, edhe 100 vite tjera.