AKTUALITET, 17 Dhjetor 2017, 12:06

Shkodër, vritet me breshëri kallashnikovi një shtetas, emri

Shkodër, vritet me breshëri kallashnikovi një shtetas, emri

Policia e Shkodrës ka njoftuar se para pak minutash është vrarë një shtetas me breshëri kallashnikovi. Mësohet se është vrarë Angjelin Shkambi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të varrezave të fshatit Grudë.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna të tjera.

Popunohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për të identifikuar autorët.

Njoftimi i policisë

Me datë 17.12.2017, rreth orës 11:10, Salla Operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë, është pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz” me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.Sh. 32 vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistole.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Shkoder për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së.

 TPZ.AL