TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 30-vjetorin e themelimit të PD-së, kryetari Lulzim Basha iu drejtua demokratëve dhe shqiptarëve me një mesazh.
“Kjo është një ditë e shënuar, sot shënojmë 30 vjetorin e lindjes së partisë tonë dhe lindjes së ndryshimit që i preu PD-ja. Zanafilla e saj është lindja e demokracisë në vend. PD vazhdon që të jetë mburoja e lirisë dhe demokracisë në këtë vend. Ne bëmë të mundur ndryshime rrënjësore, sollëm ndryshim dhe hapëm vende pune. PD-ja punon për Kosovën e lirë.
Por është e vështirë që të festojmë së bashku si do duhet, pasi Shqipëria është në një situatë dramatike, 7 vjet dështime. Qeveria e Ramës e çoi ekonominë drejt humnerës. Kosto e jetës sa vjen e rritet këtë e shohim të gjithë kudo. Spitalet po shkojnë drejt kolapsit. Mjekët nuk po dorëzohen edhe pse qeveria nuk po i ndihmon dhe nuk shton numrin e personelit, nuk rrit numrin e shtretërve dhe nuk siguron barnat. Mjekët po luftojnë si heronj. Ata e kanë të qartë, që kjo qeveri e paaftë e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.
Qeveria nuk ka asnjë plan por vetëm improvizon. Nuk siguron ndihmë për familjet në nevojë dhe sipërmarrësit, pasi paratë i ka për klientët e saj. Të gjithë pamë shembull tragjik të mungesës së ndjeshmërisë kur u vra Klodian Rasha. Fjalët e babait të Klodianit më prekën thellë. Lotët lënduan të gjithë shqiptarët, por ajo që i revoltoi më shumë shqiptarët ishte propaganda. Heshti për tre ditë, fillimisht shpresoi se do të kalonte lumin. Ai është bashkëpërgjegjës, ishte i zënë në galeri artesh në SHBA. Vetëm kur e pa që qytetarët u hodhën në revoltë u detyrua ta bëjë ministrin e Brendshëm mish për top për të shpëtuar veten e tij” tha ai.