AKTUALITET, 27 Qershor 2019, 21:51

Reagon Meta: Rama të reflektojë deri të shtunën

Reagon Meta: Rama të reflektojë deri të shtunën

Presidenti Meta vijon takimet me faktorët politikë. Mbrëmjen e së enjtes ai ka pritur edhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Në një njoftim të zyrës së shtypit të kreut të shtetit i kërkohet kryeministrit Rama të reflektojë deri të shtunën.

“Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizi. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës.

Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan. Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën” – shkruan Meta.