AKTUALITET, 25 Nëntor 2019, 13:30

Thirret në Prokurori zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi

Thirret në Prokurori zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi


Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, është thirrur sot në prokurori.

Mësohet se Blushi është thirrur në Prokurori, pas pretendimeve se ndaj tij ka patur shantazh nga një diplomat i huaj.

Blushi është duke dhënë dëshminë e tij lidhur me këtë ngjarje.

Kujtojmë se Presidenti Meta e bëri publik lajmin se ka patur tentativa për të shantazhuar zëdhënësin e tij.

Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.

Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.

Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, deklaroi Presidenti Meta pak ditë më parë.