TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Në datën19 Dhjetor këta tetë prokurorë do të kryejnë betimin para Presidentit dhe ky vendim hyn në fuqi”.
Me këtë njoftim, kreu i KLP konfirmoi ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, me tetë anëtarët prokurorë që u shqyrtuan dhe miratuan në mbledhjen e sotme. Miratimi i projekt -akteve për emërimin e tyre u bë sot me 11 vota pro.
“Ky vendim hyn në fuqi më datë 19 Dhjetor 2019 dhe botohet në faqen zyrtare të Këshillit”, tha kreu i KLP.
“Komisioni i Posaçëm për SPAK nis sot një kërkesë për shprehje interesit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Gara është e hapur për një afat kohor prej 15 ditësh nga sot”, tha Ibrahimi.
Kreu i KLP ka thënë se është rënë dakord paraprakisht me Presidentin e Republikës Ilir Meta në takimin që ai ka pasur në Presidencë, për datën 19 dhjetor të betimit të anëtarëve të SPAK.
LISTA E ANETAREVE TE SPAK:
Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Elida Celami (Kaçkini) prokurore në Prokurorinë e Tiranës
Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.